Greqi/ Sekuestrohen 96 kg kanabis në Igumenicë, dyshohet se kishte hyrë nga kufiri shqiptar
Policia greke në Igumenicë gjatë një aksioni antidrogë sekuestroi 96 kilogramëve kanabis si dhe ndaloi nj grek që drejtonte automjetin ku u zbulua ngarkesa me drogë. Sipas mediave greke si pjesë e veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në vend, oficerët e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Igumenicë ditën e sotme sekuestruan një sasi të konsiderueshme droge. Oficerët e policisë greke e lokalizuan të akuzuarin duke drejtuar një makinë private me qira dhe gjatë kontrollit të mëvonshëm, brenda saj gjetën dhe sekuestruan: 90 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej 96 kilogramësh e 74 gramësh. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh kur policia greke në...
Burimi:
sot.com.al