Gjykata Themelore e Podgoricës rrëzon padinë e vëllait të Vuçiç, kundër gazetës së përditshme malazeze
Gjykata Themelore e Podgoricës ka rrëzuar padinë e Andrej Vuçiqit kundër gazetës së përditshme malazeze “Vijesti”, kryeredaktorit të saj dhe një redaktori të kronikës së zezë si dhe një gazetareje, duke vlerësuar se publikimi i përgjimeve të aplikacionit “Sky”, në të cilat përmendet vëllai i presidentit të Serbisë, ishte në interesin publik. Kështu njofton gazeta kroate “Jutarnji list”. Gjykata arriti në përfundimin se Vuçiqi është një figurë publike dhe pjesëmarrës aktiv në jetën politike të Serbisë, dhe për këtë arsye duhet të tolerojë një shkallë më të lartë të kritikës dhe interesit publik sesa personat privatë. Përmes padisë, Vuçiqi kërkonte 5000 euro dëmshpërblim për shkak të cenimit të nderit, reputacionit dhe dinjitetit, si dhe fshirjen e tekstit me titull “Zvonko dhe Andrej festuan miliardën…”, të...
Burimi:
sot.com.al