“Faji është i të gjithëve për situatën në Kosovë”, Haradinaj: Serbia ka vendosur forca të shumta në kufi!

“Faji është i të gjithëve për situatën në Kosovë”, Haradinaj: Serbia ka vendosur forca të shumta në kufi!

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën politike në vend, në një intervistë në një studio televizive ku është ndalur te kriza institucionale dhe zgjedhjet e pritshme në Kosovë. Haradinaj tha se përgjegjësia për situatën aktuale është e të gjitha palëve politike, duke theksuar se Kosova po kalon një periudhë të vështirë sfidash të njëpasnjëshme. “Faji për situatën është i të gjithëve ne. Ne jemi shqiptarë, Kosova ka kaluar disa sfida një pas një”, u shpreh ai. Ai u ndal edhe te çështja e ish-udhëheqësve të luftës, duke theksuar se ata po mbahen padrejtësisht në burg në pritje të vendimeve gjyqësore, ndërsa procesi i shtetformimit dhe ndërtimit të institucioneve vazhdon të jetë i ndërlikuar. Sipas...