Evakuimi i pasagjerëve në Tenerife/ Autoritetet greke në gatishmëri, pritet riatdhesimi i një 70-vjeçari që ndodhej në bord
Edhe opinioni publik në Greqi po ndjek me interes të madh operacionin e jashtëzakonshëm në Tenerife të Spanjës për zbarkimin dhe riatdhesimin e pasagjerëve të kroçerës “MV Hondius”, pas alarmit për shpërthimin e hantavirusit në bord, që deri tani lidhet me vdekjen e tre personave gjatë udhëtimit. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku, në qendër të vëmendjes së autoriteteve greke ndodhet një pasagjer 70-vjeçar nga Greqia, për të cilin është aktivizuar një plan i posaçëm transporti dhe kontrolli shëndetësor. Sipas mediave greke, një avion ushtarak C-130 i Forcave Ajrore greke është në gatishmëri për ta sjellë pasagjerin në Greqi. Ende nuk është vendosur nëse avioni do të fluturojë drejt Tenerifes apo në Holandë, që pritet të jetë stacioni i radhës për shumë prej...
Burimi:
syri.net