Epidemi gastrointenstinale në Gostivar/ Qindra qytetarë në urgjencë, dyshohet helmim nga uji

Epidemi gastrointenstinale në Gostivar/ Qindra qytetarë në urgjencë, dyshohet helmim nga uji

Epidemi gastrointensinale në komunën e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut. Gjendja shëndetësore në qytet është shpallur e tillë me udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik. Institucioni shëndetësor njoftoi se një vendim i tillë erdhi pasi në qytet është tejkaluar limiti javor i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore e që kryesisht kanë simptoma të të vjellave dhe të diarresë. ISHP tha se vetëm gjatë ditës 24 orëve të fundit në repartin e sëmundjeve ngjitëse kanë kërkuar ndihmë mjekësore 204 pacientë, tre nga të cilët janë të hospitalizuar, ndërsa në repartin e Pediatrisë janë 145 pacientë prej të cilëve 105 janë raste të reja. Edhe në Repartin e Urgjencës janë paraqitur 9 pacientë me simptoma të diarresë dhe të vjellave duke bërë që në vazhdimësi numri...