E rëndë/ “Çmendet” shqiptari nga  Kosova vret bashkëjetuesen e tij dhe më pas i vë flakën shtëpisë

E rëndë/ “Çmendet” shqiptari nga Kosova vret bashkëjetuesen e tij dhe më pas i vë flakën shtëpisë

Një 46-vjeçar nga Kosova, me inicialet B.G., është arrestuar nën dyshimin se gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës ka vrarë bashkëjetuesen e tij në Ulqin, në lagjen Kodra, dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë ku ata jetonin, raporton Vijesti. Sipas policisë, i dyshuari ka pësuar edhe vetë lëndime nga zjarri dhe fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, e më pas në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë. Policia ka bërë të ditur se rreth orës 00:30 është njoftuar për një zjarr në një objekt banimi në lagjen Kodra të Ulqinit. Menjëherë pas ndërhyrjes në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë gjetur trupin e pajetë të një gruaje të paidentifikuar fillimisht, e cila më vonë është identifikuar...