Drejtori i Policisë së Beogradit në pranga, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi
Shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, është arrestuar sot në kuadër të një hetimi të gjerë që po zhvillohet për zhdukjen e Aleksandar Nesoviç, i njohur si “Baja”, i cili u pa për herë të fundit më 12 maj 2026, pas qëndrimit në restorantin “27” në zonën e Senjakut në Beograd. Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Kriminale, Shërbimi për Shtypjen e Krimit dhe Njësia për Luftimin e Krimit të Organizuar të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se Miliç është ndaluar për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprat penale “moslajmërim i veprës penale dhe autorit” si dhe “ndihmë pas kryerjes së veprës penale”. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Miliç...
Burimi:
sot.com.al