Dënohet me 2 vite burg ish ministri në Kosovë, favorizoi baxhanakun për një përfitim prej 700 mijë eurosh
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 2 vite burg ish ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala për konflikt interesi. Trupi gjykuese rrëzoi akuzën e shpërdorimit të detyrës por e shpalli fajtor për konflikt interesi. Sipas mediave në Kosovë, Shala ka favorizuar baxhanakun e tij, duke i mundësuar një përfitim të paligjshëm në vlerën e mbi 700 mijë eurove. Sipas gjykatës, Shala ka favorizuar baxhanakun e tij, Valdet Teneqjën, duke i dhënë kompanisë së tij të drejtën për të kryer inspektimin e cilësisë së derivateve të naftës në Kosovë. Prokuroria pretendon se ky vendim i ka sjellë kompanisë përfitime financiare prej më shumë se 732 mijë eurosh. Për këtë arsye, gjykata e shpalli Shalën fajtor për konflikt interesi. “…ka nënshkruar, përkatësisht miratuar vendimin për...
Burimi:
sot.com.al