Çmimi bie nga 48 në 27 centë për litër, fermerët e hedhin qumështin në kanal
Mbi 100 fermerë kanë protestuar duke hedhur qumështin në lumë, pasi sipas tyre, kompanitë grumbulluese ua kanë ulur çmimin e qumështit. Për situatën kanë reaguar edhe institucionet dhe figura politike, ndërsa nga Ministria e Bujqësisë është paralajmëruar se sektori i qumështit po përballet me zhvillime shqetësuese në treg. Gjatë ditëve të fundjavës, fermerët e Kosovës kanë derdhur qumështin në kanal, në shenjë pakënaqësie ndaj uljes së çmimit të blerjes nga pikat e grumbullimit. Sipas tyre, çmimi i qumështit është ulur nga 48 centë në 27–30 centë për litër. Fermerët kërkojnë masa të menjëhershme për stabilizimin e çmimit dhe mbështetje më të madhe për sektorin e blegtorisë, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet nëse nuk ndërhyhet. Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit në Kosovë,...
Burimi:
sot.com.al