‘CM-400 janë të frikshme’/ Vuçiç paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se vendi i tij “do ta rrisë numrin” e raketave kineze CM-400, si dhe do të blejë avionë të rinj ushtarakë. Ai i bëri këto deklarata gjatë një stërvitjeje ushtarake dhe prezantimit të armatimit të Ushtrisë së Serbisë. Ngjarja u organizua më 28 qershor në aeroportin ushtarak në Batajnicë, afër Beogradit, dhe në poligonin Pasulanske Livade në Serbinë qendrore, me rastin e festës shtetërore dhe fetare të Vidovdanit. Gjatë stërvitjes u demonstruan aftësitë e njësive artilerike dhe raketore për mbrojtje kundërajrore, si dhe operacionet e aviacionit, njësive të tankeve, këmbësorisë, njësive të mekanizuara, artilerisë dhe dronëve. Paraprakisht, në aeroportin ushtarak “Nënkolonel-pilot Millenko Pavlloviq” në Batajnicë, Vuçiq vizitoi ekspozitën e pajisjeve dhe armatimit ushtarak, ku u ekspozuan edhe raketat CM-400,...
Burimi:
syri.net