BE i “mbyll” derën Serbisë për Kapitullin e 3-të, tetë shtete kundërshtojnë hapjen e negociatave
Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), nuk i dhanë dritën e gjelbër hapjes së Kapitullit të 3-të në negociatat me Serbinë gjatë takimit të sotëm në Bruksel. Bëhet fjalë për një dokument jozyrtar (non-paper) të Komisionit Evropian, në të cilin rekomandohet hapja e Kapitullit të 3-të në negociatat e anëtarësimit me Serbinë. Për këtë rekomandim kishte folur ditët e fundit edhe komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, shkruan nova.rs. Sipas burimeve diplomatike, tetë shtete anëtare të BE-së u shprehën kundër lejimit të këtij hapi të ri në procesin e integrimit evropian të Serbisë. Në mesin e tyre janë Holanda, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Suedia, si dhe tri shtetet baltike – Estonia, Lituania dhe Letonia. Sipas informacioneve...
Burimi:
sot.com.al