Ballkani Perëndimor në pritje të vendimit të KE për fondet e reformave
Më 30 qershor ka skaduar afati i periudhës së katërt raportuese për përmbushjen e reformave në kuadër të Planit të Rritjes. Ndërkohë, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë afat deri më 15 korrik që t`i dorëzojnë Komisionit Evropian raportet për zbatimin e reformave. Zyrtarët e Komisionit Evropian bëjnë të ditur se, pas këtij afati, Komisioni do të vlerësojë përmbushjen e obligimeve dhe më pas do të vendosë për pagesat përkatëse për secilin vend. Pagesat, siç theksohet, do të kryhen vetëm pasi të konstatohet se reformat e parashikuara në agjendat reformuese të vendeve janë zbatuar plotësisht. "Ajo që është vërtet e rëndësishme të theksohet është se ne i inkurajojmë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë instrument, sepse ai u mundëson të përfitojnë...
Burimi:
syri.net