Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh asnjë ankesë e mbrojtjes nuk u pranua
Luka Mishetiç, avokat i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër efikasitetin e Gjykatës së Apelit që funksionon brenda Dhomave të Specializuara në Hagë. Mishetiç, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se gjatë pesë vjetëve e gjysmë sa Thaçi po mbahet në paraburgim, të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja janë refuzuar. Sipas tij, bilanci i ankesave në rastin e Thaçit është “0 me 40” në favor të Speciales. “Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur (dhe përfunduar) 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 përgjatë pesë viteve e gjysmë”, ka...
Burimi:
sot.com.al