Analiza e REL: Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Mes një bote në kaos dhe riorganizim, siguria është kthyer në prioritet absolut, dhe për Kosovën, ajo lidhet drejtpërdrejt me NATO-n – aleancën më të madhe ushtarake në botë. Një momentum i ri për afrimin e saj me të është duke u konsoliduar në qendrat e vendimmarrjes në Uashington, megjithatë shfrytëzimi i tij duket se kërkon shtytje më të fortë politike edhe nga Prishtina. Për ish-ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu, i përfshirë nga afër në bisedimet për avancimin e Kosovës drejt NATO-s, mbështetja nga Uashingtoni përbën një mundësi të rëndësishme. Por, sipas tij, ajo humbet peshë nëse Kosova nuk siguron stabilitet të brendshëm institucional. Anëtarësimi në NATO kërkon, para së gjithash, konsensus politik dhe qasje të koordinuar nga vetë Kosova. “Pa një Kosovë...
Burimi:
sot.com.al