Albin Kurti nis betejën për institucionet e reja të Kosovës, takimi me Abdixhikun dhe Osmanin përfundon pa…
Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë ditën e dsjeshme pas një takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, se nuk është arritur ndonjë pajtueshmëri mes tyre për një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja të vendit. Ai, megjithatë, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke paralajmëruar bisedime të tjera në vijim. Kurti tha se ka biseduar me Abdixhikun dhe Osmanin për formimin e të gjitha institucioneve, por nguli këmbë se ka kohë edhe katër javë për konstituimin e Kuvendit, duke iu referuar afatit kushtetues i cili hyri në fuqi në fillim të kësaj jave pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. Takimi i tyre...
Burimi:
sot.com.al