Akuzat dhe dosjet sekrete: Rasti i Marta Kosit e rikthen në fokus trashëgiminë e UDBA-së

Akuzat dhe dosjet sekrete: Rasti i Marta Kosit e rikthen në fokus trashëgiminë e UDBA-së

Çfarë ndodhi me dosjet e Drejtorisë të Sigurimit Shtetëror (UDBA) pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pse përmbajtja e tyre vazhdon të jetë, edhe më shumë se tre dekada më vonë, objekt debatesh? Dokumentet e policisë sekrete janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e përballur me akuza të vazhdueshme dhe të paprovuara se ka qenë bashkëpunëtore e shërbimit sekret jugosllav, dëshmoi para Parlamentit Evropian. Ajo i shmangu të përgjigjet drejtpërdrejt në pyetjet lidhur me angazhimin e saj nga periudha kur Sllovenia, që është shteti i saj i origjinës, ishte pjesë e Jugosllavisë dhe kur Kos ishte gazetare. Në atë kohë, Kos ishte në të 20-tat. Në atë periudhë, në territorin e shtetit që përbëhej nga gjashtë republika dhe...