Aksident i trefishtë në aksin Mitrovicë-Prishtinë, plagosen disa persona! Humb jetën i moshuari

Aksident i trefishtë në aksin Mitrovicë-Prishtinë, plagosen disa persona! Humb jetën i moshuari

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë të hënën në aksin Mitrovicë-Prishtinë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:50 në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë. Nga aksidenti kanë mbetur te plagosur 6 persona të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht një nga të plagosurit nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Policia thekson se viktima është një i moshuar. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. “Sot, më datë 18.05.2026, rreth orës 11:50, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete me targa civile-vendore, ndërsa gjashtë persona të lënduar në...