A po provokohet tension në Shkup? Nesturi: Studentët e kanë fituar betejën e tyre, kriza i ngelet klasës politike

A po provokohet tension në Shkup? Nesturi: Studentët e kanë fituar betejën e tyre, kriza i ngelet klasës politike

Shkupi u vesh kuq e zi në protestën e studentëve shqiptarë që kërkojnë mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Mijëra studentë e qytetarë dolën në rrugë me flamujt kombëtarë dhe pankarta që kërkojnë të drejtën e përdorimit të shqipes në shkolla e universitete, siç e përcakton edhe Kushtetuta. Studentët kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, që ka kundërshtuar kërkesën e tyre për të dhënë provimet në shqip. Analisti Plator Nesturi, i ftuar në një studio televizive u shpreh se protesta studentore ka marrë përkrahje popullore si te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Ai theksoi se pas protestës, kriza tashmë i mbetet klasës politike, e cila duhet të përballet me pasojat dhe të japë zgjidhje për problemet....