A do të bëhet Vuçiq sërish kryeministër i Serbisë?
Tërheqje politike apo taktikë për të qëndruar në pushtet? Kjo është pyetja që pason deklaratën e Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë, para mijëra mbështetësve të tij të mbledhur të shtunën në një tubim në qendër të Beogradit. Vuçiq u tha atyre se do të jetë president i shtetit "vetëm edhe për disa javë". Nëse kjo ndodh, ai do të tërhiqej më pak se një vit para përfundimit të mandatit të tij presidencial në maj të vitit 2027. Vuçiq është zgjedhur dy herë president i Serbisë dhe, meqë Kushtetuta serbe nuk lejon mandat të tretë, ai nuk do të mund të kandidonte përsëri për këtë post. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai paralajmëron tërheqje. Në publik, ai ka ofruar dorëheqje në situata krizash...
Burimi:
syri.net