7 qershori, Diaspora nis votimin/ Kosovarët nga 22 shtete të botës mund të “postojnë” vullnetin e tyre

7 qershori, Diaspora nis votimin/ Kosovarët nga 22 shtete të botës mund të “postojnë” vullnetin e tyre

Kjo e enjte shënon edhe nisjen e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar paraprakisht për të votuar përmes postës në zgjedhjet e 7 qershorit. Me postë për këto zgjedhje pritet të votojnë rreth 105 mijë votues. Sipas KQZ-së, çdo pako që është nisur nga Kosova drejt vendeve ku ka votues është individuale dhe secila prej tyre përmban: Udhëzuesin për procedurën e votimit; fletëvotimin; zarfin e fshehtësisë; dhe zarfin kthyes. Sipas KQZ-së, në çdo dërgesë postare operatori ekonomik ka vendosur nga një numër të veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim. Votimi përmes postës do të përfundojë më 6 qershor, ndërsa KQZ u ka bërë thirrje votuesve që të mos...