24 Maji – Dita e alfabetit, shkrimit sllav dhe kulturës bullgare
Nga Selim Hoxhaj Bullgaria përulet në çdo 24 maj përpara veprës madhështore të vëllezërve të shenjtë Kirill (lindi rreth viteve 826-827 pas Krishtit) dhe Metodij (lindi 815 pas Krishtit), sepse ata në shekullin e IX ose 1163 vite më parë, krijuan Alfabetin i cili u bë themeli i kulturës së popujve sllavë. Ky ishte një hap i rëndësishëm për shekujt më vonë të Rilindjes bullgare dhe shtetit modern bullgar. 24 maji është Dita e cila u dedikohet vëllezërve të shenjtë Kirill e Metodij dhe është festë me një domethënie të madhe për popullin bullgar. “Ata kanë ndërtuar gjuhën letrare sllave”, shkruan pedagogia e gjuhës së vjetër bullgare dhe historisë së gjuhës bullgare në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” prof. Iskra Hristova-Shomova. Në vitin 1980...
Burimi:
sot.com.al