22 parti dhe 3 koalicione në garë për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ‘Nisma’ e Fatmir Limajt mbetet jashtë, Vjosa..

22 parti dhe 3 koalicione në garë për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ‘Nisma’ e Fatmir Limajt mbetet jashtë, Vjosa..

Mbi 20 subjekte politike dhe tri koalicione do të garojnë zyrtarisht në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, me disa ndryshime të reja nga zgjedhje e deritanishme që sipas analistëve mund të kenë sado pak ndikim në rezultatin e përgjithshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi të premten se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar deri në përfundim të afatit në mesnatën e së enjtes për pjesëmarrje në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, të cilat vijnë si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit nga dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Partia në pushtet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, do të garojë sërish në një koalicion me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane. Dhe, derisa...