Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon dështimin e sistemit të ri dixhital të BE-së
Sistemi i ri dixhital i hyrjes/daljes i BE-së po përjeton “probleme teknike”, pranoi të premten Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Ne po punojmë me shtetet anëtare në mënyrë që problemet teknike të zgjidhen”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp në Cork të Irlandës. Sistemi EES ka qenë objekt shqetësimi që nga shpërndarja e tij graduale vitin e kaluar, por problemet janë bërë më të mprehta ndërsa trafiku ajror rritet gjatë sezonit kulmor të udhëtimit veror në Evropë. Aeroportet dhe linjat ajrore kanë fajësuar sistemin e ri të kontrollit kufitar, i cili kërkon që udhëtarët nga vendet jo-anëtare të BE-së të regjistrojnë të dhënat e tyre biometrike, për radhët e gjata me orë të tëra, ndërprerjet operative dhe humbjen e...
Burimi:
ntv.al