Qeveria gjermane, 650 milionë euro të ardhura nga taksa mbi sheqerin, do të shkojnë për sigurimin shëndetësor

Qeveria gjermane, 650 milionë euro të ardhura nga taksa mbi sheqerin, do të shkojnë për sigurimin shëndetësor

Qeveria gjermane pret të arkëtojë 650 milionë euro të ardhura vitin e ardhshëm nga taksa e planifikuar mbi pijet me sheqer. Ato do të shkojnë në mbështetje të fondeve të sigurimit shëndetësor ligjor. Rreth 650 milionë euro pritet të mbledhë qeveria gjermane vitin e ardhshëm nga taksa e planifikuar , e quajtur taksa mbi sheqerin. Këtë e deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Nina Warken (CDU), për rrjetin editorial gjerman Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND). Taksa do të aplikohet për pijet e ëmbëlsuara me sheqer. Komisioni i ngritur nga qeveria në Gjermani ka rekomanduar një taksë të shkallëzuar sipas përmbajtjes së sheqerit: Nëse një pije përmban më shumë se 5 gramë sheqer për 100 mililitra, prodhuesit do të paguajnë rreth 26 cent për litër. Për pijet me më shumë...