“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur
Situata në jugperëndim të Francës po shkon drejt normalizimit, ndërsa pjesa me e madhe e banorëve të evakuuar nga zjarret kanë nisur të rikthehen në banesat e tyre. Nga rreth 220 mijë persona që u detyruan të largoheshin për shkak të flakëve, afro 200 mijë janë lejuar të kthehen, pas përmirësimit të situatës në terren dhe avancimit të operacioneve për vënien nën kontroll të zjarrit. Banorët e katër komunave, Somos, ku nisi zjarri, si dhe Le Temple, Le Porge dhe Les-Cap-Ferrets, vijojnë të mos jenë kthyer për shkak të rrezikut të mbetur. Autoritetet franceze theksojnë se, edhe pse flakët janë vënë nën kontroll, zjarri nuk është shuar plotësisht. Ekipet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e një perimetri prej rreth 240 kilometrash për të parandaluar riaktivizimin e vatrave,...
Burimi:
javanews.al