Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave
Rusët duket se janë në prag të një krize nervash. Frustrimi po ia lë vendin ankthit dhe zemërimit ndaj pushtetit. Lufta në Ukrainë nuk është më një jehonë e largët, por ka hyrë drejtpërdrejt në jetën e tyre, duke u shfaqur përmes mungesave kronike të karburantit, ndërprerjeve të vazhdueshme të internetit, zhdukjes së shumë produkteve nga raftet e dyqaneve dhe rritjes së çmimeve. Një nga produktet më simbolike për rusët, patatja (“kartoshka”), është shtrenjtuar me 4.5% vetëm brenda një muaji. Ndërkohë, edhe presidenti rus Vladimir Putin po përballet me një rënie të mbështetjes, duke arritur nivelin më të ulët të popullaritetit në katër vitet e fundit. “Çfarë të bëjmë?”, pyeste dikur Lenini në një nga veprat e tij më të njohura. E njëjta dilemë duket...
Burimi:
javanews.al