Putin u kërkon miliarda oligarkëve për luftën në Ukrainë, kush nuk bindet rrezikon pasuritë
Lufta në Ukrainë po ushtron një presion gjithnjë e më të madh mbi ekonominë ruse dhe mbi pasurinë e oligarkëve më të fuqishëm të vendit. Sipas raportimeve të mediave të pavarura ruse dhe ndërkombëtare, Kremlini po kërkon gjithnjë e më shumë kontribute financiare nga biznesmenët e mëdhenj, ndërsa ata që nuk binden, përballen me rrezikun e humbjes së pronave dhe kompanive të tyre.Në fund të marsit, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me sipërmarrësit më të mëdhenj rusë, Vladimir Putin u ka kërkuar atyre të japin “kontribute vullnetare” për buxhetin e shtetit. Kërkesa lidhet me nevojën për të financuar shpenzimet e luftës dhe për të mbështetur ekonominë ruse, që ndodhet nën presionin e sanksioneve perëndimore. Disa prej oligarkëve më të pasur thuhet se reaguan...
Burimi:
javanews.al