Vijon beteja me flakët në Mallakastër, zjarri ende aktiv në ditën e gjashtë

Vijon beteja me flakët në Mallakastër, zjarri ende aktiv në ditën e gjashtë

Në ditën e gjashtë të zjarreve në Mallakastër, disa vatra vijojnë të jenë aktive, duke përfshirë sipërfaqe me pyje, ullishte dhe vreshta. Në momente të caktuara, flakët janë afruar edhe pranë zonave të banuara. Forcat zjarrfikëse, strukturat e bashkisë dhe ekipet e tjera të angazhuara vijojnë ndërhyrjen në terren për izolimin e vatrave dhe kufizimin e përhapjes së zjarrit. Prani e zjarrit raportohet në Panahor, Greshicë, Drenie dhe Vlosh, ku ndërhyrja është përqendruar kryesisht në parandalimin e avancimit të flakëve drejt zonave të banuara. Në Koilaç, zjarri është izoluar, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e terrenit për të identifikuar dhe ndërhyrë në rast të riaktivizimit të ndonjë vatre. Gjatë mëngjesit, ndërhyrjet kanë vijuar në Panahor dhe Vlosh. Krahasuar me orët e mëparshme, intensiteti i flakëve...