Putin: Rusia po zhvillohet pavarësisht presionit nga “Perëndimi kolektiv”
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia ka vazhduar të forcojë ekonominë dhe forcat e saj të armatosura pavarësisht presionit nga “Perëndimi kolektiv”. Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Gjithçka për Fitoren”, organizuar nga Fronti Popullor Gjithë-Rus (ONF) në Moskë, Putin theksoi rolin e mbështetjes publike në qëndrueshmërinë e vendit. “Shpesh njerëzit pyesin se si është e mundur që pjesa agresive dhe rusofobe e të ashtuquajturit Perëndim kolektiv po lufton kundër nesh, ndërsa ne vazhdojmë të zhvillojmë ekonominë tonë, të forcojmë financat, të përmirësojmë forcat tona të armatosura, të arrijmë rezultate të reja në industrinë e mbrojtjes dhe trupat tona vazhdojnë të përparojnë”, tha Putin. “Kjo po ndodh, ndër të tjera, falë përpjekjeve tuaja. Ju keni bashkuar më shumë se 20 milionë...
Burimi:
vizionplus.tv