Putin bisedë me liderin e Emirateve: Fokus te kriza në Lindjen e Mesme dhe Irani
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur vetë Kremlini zyrtar, i cili njoftoi se gjatë bisedës telefonike u diskutuan çështje që lidhen me krizën në Lindjen e Mesme dhe Iran. “U diskutuan çështjet që lidhen me krizën e Lindjes së Mesme dhe Iranin. Të dyja palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të procesit politik dhe diplomatik për të zhvilluar marrëveshje paqeje kompromisi, duke marrë parasysh interesat e të gjitha shteteve në rajon”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
Burimi:
javanews.al