PSG triumfoi në Champions për të dytin vit radhazi, Macron përgëzon kryeqytetasit: Franca është krenare, një yll i ri shkëlqen mbi Paris
Presidenti francez, Emmanuel Macron e përgëzoi Paris Saint-Germain për titullin e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve pas triumfit të ekipit francez ndaj Arsenalit në Budapest. Presidenti francez, përmes një postimi në rrjetet sociale, vlerësoi suksesin e Parisit, duke theksuar krenarinë që vendi ndjen për arritjen historike të klubit parizien. “Një yll i ri shkëlqen mbi Parisin! Bravo PSG-së që e bën të gjithë Evropën të ëndërrojë. Franca është krenare”, shkroi Macron në mënyrë karakteristike. Une nouvelle étoile brille sur Paris ! Bravo au PSG qui fait rêver toute l’Europe. La France est fière. — Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 30, 2026 Top Channel
Burimi:
top-channel.tv