Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të Bashkuara, e cila merret me mosmarrëveshjet midis shteteve dhe ndodhet në Pallatin historik të Paqes. Nga ana tjetër është Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ekziston që nga viti 2002dhe merret me ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krime lufte. Ajo ndodhet në një ndërtesë moderne prej xhami dhe betoni. Ndryshe nga OKB-ja, ku marrin pjesë 193 shtete, në GJPN janë anëtare vetëm 125 vende. Mes shteteve që nuk janë anëtare gjenden SHBA-ja, Rusia dhe Kina, si edhe disa vende të Azisë dhe Afrikës Veriore. Kur Marco Rubio kërcënoi së fundmi se do ta shkatërronte gjykatën “tullë pas tulle”, ishte e...
Burimi:
javanews.al