Pse disa rusë presin me vite për shtetësinë serbe?
Kush në Serbi e fiton shtetësinë me procedurë të përshpejtuar, e kush pret me vite për ta marrë atë? Këtë pyetje e parashtron rusja Olga Suslova, e cila po pret që ta marrë shtetësinë serbe për më shumë se dy vjet. Ajo jeton në Novi Sad me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj që nga viti 2013. Anëtarët e familjes së saj kanë pasaportë serbe, ndërsa Olga ende është në pritje. Shtetësia e Serbisë mund të fitohet në dy mënyra – përmes procedurës së rregullt ose në bazë të një vendimi të Qeverisë, me procedurë të përshpejtuar. Një analizë e realizuar nga Radio Evropa e Lirë (REL) tregon se vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2026, 44 shtetas rusë e kanë marrë shtetësinë...
Burimi:
syri.net