Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Londër për dy protesta rivale, njëra prej tyre e lidhur me figurën e ekstremit të djathtë Tommy Robinson, dhe një demonstratë të madhe pro-palestineze. Përballë tensioneve të mundshme, mbi 4,000 efektivë të Metropolitan Police u angazhuan në një nga operacionet më të mëdha policore të viteve të fundit. Policia krijoi një “zonë sterile” midis dy marshimeve dhe përdori dronë, kuaj, qen policie dhe automjete të blinduara për të shmangur përplasjet. Për herë të parë në protesta të tilla, autoritetet aplikuan teknologjinë e njohjes së fytyrës në kohë reale në stacionet hekurudhore. Marshimi “Unite the Kingdom” nisi në Kingsway dhe vazhdoi drejt Whitehall dhe Sheshit të Parlamentit. Protestuesit mbanin flamuj britanikë dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë së Keir Starmer. Disa...
Burimi:
javanews.al