Protestat masive për imigracionin/ SHBA tërhiqet nga rregullat e vendosura më herët për ‘Green Card’: Nuk do të zbatohen për të gjithë, por…
Qeveria amerikane ka tërhequr pjesërisht një vendim të shpallur më 22 maj, i cili parashikonte që aplikantët për statusin e rezidentit të përhershëm (kartën jeshile) të largoheshin nga SHBA-ja për të përfunduar procesin e aplikimit nga vendi i tyre i origjinës. Sipas raportimit të The New York Times, vendimi u rishikua pas reagimeve dhe protestave të shumta. Departamenti i Sigurisë Kombëtare, institucioni përgjegjës për çështjet e emigracionit, sqaroi se masa nuk do të zbatohet për të gjithë aplikantët, por do të vlerësohet në bazë të çdo rasti individual. “Ishte thjesht një kujtesë për punonjësit që të përdorin diskrecionin e tyre”, deklaroi departamenti, duke iu referuar vendimit nëse aplikantëve do t’u kërkohet ose jo të largohen nga SHBA-ja për të dorëzuar dokumentacionin nga jashtë vendit. Vetëm...
Burimi:
top-channel.tv