No Image Available

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh sulmojnë policinë dhe emigrantët

Për të dytën natë radhazi, qytete të ndryshme në Irlandën  e Veriut janë përfshirë nga protesta të dhunshme. Policia përdori topa uji për të shpërndarë turmat në  Belfast, ku tubuesit  dogjën automjete, ngritën barrikada dhe hodhën tulla e bomba molotov ndaj forcave të rendit. Tensione u raportuan gjithashtu në qytetet e Derry dhe Coleraine. Protestat erdhën pas një sulmi të rëndë me thikë ndaj një banori vendas, për të cilin  është akuzuar  dhe arrestuar një shtetas sudanez. Sipas policisë dhe qeverisë këto janë protesta anti-emigracion që në shumë raste janë shndërruar në sulme me motive racore kundër komuniteteve të emigrantëve dhe pakicave etnike. Politikanët dhe autoritetet kanë dënuar dhunën dhe kanë bërë thirrje për qetësi. Ndërkohë  familja e viktimës  ka reaguar publikisht duke kërkuar që...