Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë

Tre personat e ndaluar pas përplasjeve fizike gjatë protestës së studentëve në Shkup, janë lënë të lirë nga policia shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut. Të rinjtë u liruan pas identifikimit dhe marrjes së deklaratave, por duket nuk kanë shpëtuar nga masat për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Incidenti ndodhi pak para se protestuesit studentë të mbërrinin përpara Ministrisë së Drejtësisë. Dyshohet se përplasja nisi pas një provokimi nga ana e një të riu maqedonas, çka solli reagimin e dy të rinjve shqiptarë. LEXO EDHE: Protesta e studentëve shqiptarë ndalon te Ministria e Drejtësisë, arrestohen 3 të rinj Ndërkohë, njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, bëri thirrje për zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se çdo devijim apo miratim...