Problemet me sistemin EES, BE mund të lehtësojë procedurën. Pasagjerët po humbin avionët nga vonesat

Problemet me sistemin EES, BE mund të lehtësojë procedurën. Pasagjerët po humbin avionët nga vonesat

Komisioni Europian, sipas mediave greke, ka vendosur të lehtësojë zbatimin e Sistemit të Ri të Hyrje/Daljeve, EES, me qëllimin të shmangen radhët e gjata të krijuara gjatë kësaj periudhe, duke shtuar presionet në kufijtë europiane. KE-ja duket se do të lejojë shtetet anëtare të aplikojnë fleksibilitet në zbatimin e këtij sistemi, pas problemeve të mëdha të regjistruara nëpër aeroporte  që kanë sjellë vonesa të shumta e fluturime të humbura. Zyrtarët e Komisionit theksuan se nuk bëhet fjalë për një pezullim të sistemit, por për një “fleksibilitet të integruar”, që lejon autoritetet kufitare të ndalojnë përkohësisht disa procedura, si regjistrimi biometrik, gjatë periudhave me trafik të lartë. Sipas të dhënave të KE-së, koha mesatare e përpunimit për udhëtar është rreth 70 sekonda, dhe që nga tetori...