Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry dhe gjashtë personazhe të tjerë të njohur publike po përballen me detyrimin për të paguar fatura të jashtëzakonshme ligjore, pas humbjes së gjyqit të bujshëm kundër kompanisë botuese të tabloidit britanik Daily Mail, Associated Newspapers Limited (ANL). Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Londrës — e cila rrëzoi padinë për shkelje të privatësisë dhe përgjime të paligjshme për shkak të provave të pamjaftueshme — avokatët e botuesit kanë formalizuar sot kërkesën për dëmshpërblimin e shpenzimeve gjyqësore në masën 34.5 milionë paund (mbi 40 milionë euro). Sa do të paguajnë paditësit nga xhepi i tyre? Shuma e kërkuar nga ANL pritet të ndahet mes shtatë paditësve, mes të cilëve numërohen Duka i Sussex-it, ylli i muzikës pop Elton John, bashkëshorti i tij David Furnish, si...