Princesha Kate Middleton mbërrin në Itali për vizitën e parë jashtë vendit pas trajtimit
Princesha e Uellsit e Britanisë, Catherine Kate Middleton, ka mbërritur në qytetin italian të Reggio Emilia-s, në vizitën e saj të parë jashtë vendit që kur njoftoi se ishte në remision pasi u diagnostikua me kancer në vitin 2024. Princesha britanike u prit nga një numër i madh qytetarësh, shumë prej të cilëve mbanin flamuj britanikë, si dhe nga zyrtarë lokalë, përfshirë kryetarin e bashkisë Marco Massari, së bashku me një grup fëmijësh parashkollorë, raportoi ANSA.Gjatë pritjes, Kate Middleton përqafoi edhe Elizabeth Spencer, një person me aftësi të kufizuara 24-vjeçare e lindur në Londër, e cila jeton në Berlin dhe udhëtoi nga Gjermania për të marrë pjesë në këtë event. "I shkrova një letër dhe ia dorëzova sot. Kjo është një ëndërr e bërë realitet!",...
Burimi:
syri.net