Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin
Presidenti në largim i Kolumbisë, Gustavo Petro, pretendoi se Izraeli ka manipuluar zgjedhjet presidenciale të zhvilluara të dielën, në një postim në platformën “X”, pas humbjes së tij ndaj kandidatit të krahut të djathtë, Abelardo De La Espriella. “Paralajmërova se softueri i vëllezërve Bautista ishte i cenueshëm, sipas vendimit të Këshillit të Shtetit të vitit 2018, dhe se duhej të zëvendësohej me softuer të hapur publikisht,” shkroi Petro në X, duke shtuar se kishte kërkuar një audit të softuerit para zgjedhjeve, por kjo nuk ishte lejuar. “Epo, sot kemi prova për ndryshim të adresave IP të disa serverëve që i përkasin Regjistrit Kombëtar. Kjo do të thotë se softueri është komprometuar dhe të tjerë kanë futur të dhëna për qendrat e votimit dhe qendrat zgjedhore,”...
Burimi:
javanews.al