“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

Por ndërsa vetë Trump ka shmangur kërcënimet për rifillim të luftës ndaj Iranit, që kur vendosi të shtyjë armëpushimin, Izraeli nuk përmbahet. Ministri i mbrojtjes Izrael Katz paralajmëroi këtë të enjte se po presin dritën jeshile nga SHBA për të rifilluar luftën. Ai tha se do të fillonin duke shënjestruar liderin suprem Ajatollahun Mojtaba Khamenei dhe se do ta kthenin Iranin në epokën e errët të gurit. Sipas zyrtarit të lartë izraelit, sulmi këtë herë do të jetë më vdekjeprurës. Israel Katz deklaroi: “Izraeli është i përgatitur të rinisë luftën kundër Iranit. Ushtria izraelite është e përgatitur si për mbrojtje ashtu edhe për sulm, dhe objektivat janë të përcaktuara. Në pritje të dritës jeshile nga SHBA, mbi të gjitha për të përfunduar eliminimin e dinastisë...