Presidenti kroat, Milanović kritik me liderët perëndimorë: Macron dhe Starmer pa qartësi
Bota E Mërkurë, 8 Korrik 2026 18:31 Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović deklaroi gjatë samitit të NATO-s në Ankara, se vendi i tij do të vazhdojë të ndjekë një politikë të kujdesshme, duke mbajtur qëndrim besnik ndaj aleatëve, por pa u përfshirë në iniciativa që, sipas tij, mund të sjellin rreziqe. Duke komentuar rolin e liderëve ndërkombëtarë, Milanović tha se Donald Trump, sipas tij, është më i drejtpërdrejtë në qasjen e tij, pasi “vjen si një tregtar armësh i vendosur dhe përfaqëson interesa të caktuara”. Ai shtoi se Trump ka një qasje respekti ndaj liderëve si Vladimir Putin dhe Xi Jinping, ndërsa liderët e tjerë përdorin një retorikë më të ndryshme. Milanović theksoi se Kroacia nuk është pjesë e të ashtuquajturit “Koalicioni i të Vullnetshmëve”...
Burimi:
kohajone.com