Presidenti i Libanit: Nuk është koha e duhur për një takim me Netanyahun
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun ka deklaruar se ende nuk është koha për një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai nënvizoi se një takim i tillë duhet të paraprihet nga një marrëveshje e qartë sigurie. Sipas një deklarate nga presidenca libaneze, Aoun theksoi se “momenti nuk është i përshtatshëm”, pavarësisht presionit të ushtruar nga Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e një takimi të tillë. Gjithashtu nënvizoi se prioritet mbetet arritja e një marrëveshjeje sigurie dhe ndalimi i asaj që e cilësoi si “agresion izraelit” kundër Libanit. Qëndrimi i Aoun vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa përpjekjet diplomatike ndërkombëtare synojnë uljen e përshkallëzimit dhe rikthimin e dialogut mes palëve.
Burimi:
vizionplus.tv