Presidenti i Libanit: Irani po na përdor ne si “kartë negociuese” në bisedimet me SHBA
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka kritikuar ashpër Iranin, duke e akuzuar se po e përdor Libanin si një “kartë negociuese” në bisedimet me SHBA. Në një intervistë për CNN, Aoun deklaroi se sovraniteti dhe siguria e Libanit janë përgjegjësi ekskluzive e shtetit libanez dhe nuk duhet të shërbejnë për interesa të fuqive të huaja. Sipas raportimeve të The Times of Israel, presidenti libanez akuzoi drejtpërdrejt Iran se po e përdor Libanin si mjet presioni dhe leverage në negociatat e tij me Shtetet e Bashkuara. Aoun dërgoi gjithashtu një mesazh të fortë ndaj Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke deklaruar: “Nuk është vendi juaj, është vendi ynë”.
Burimi:
vizionplus.tv