“Premtova se nuk do të mallkoj më në publik”, Kamala Harris për luftën e Trump me Iranin: Janë thjesht budallallëqe

“Premtova se nuk do të mallkoj më në publik”, Kamala Harris për luftën e Trump me Iranin: Janë thjesht budallallëqe

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka sulmuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump për përshkallëzimin e konfliktit me Iranin. Gjatë një aktiviteti të demokratëve në Las Vegas, Harris deklaroi se lufta me Iranin është e padëshiruar nga populli amerikan dhe nuk duhej të kishte nisur. “Kur e sheh këtë luftë në Iran, të cilën populli amerikan nuk e dëshiron dhe që nuk u autorizua nga Kongresi, janë thjesht budallallëqe”, tha ajo mes duartrokitjeve të mbështetësve. Më tej ajo shtoi: “Premtova se nuk do të mallkoj më në publik”. Komentet e saj vijnë në një moment tensioni të lartë mes SHBA-së dhe Iranit, pasi Trump paralajmëroi Teheranin të nënshkruajë “shpejt” marrëveshjen e paqes pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit. Harris akuzoi gjithashtu Trump se po favorizon indirekt...