Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

Premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’i siguruar Ukrainës të drejtën për të prodhuar raketa amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot” është një fitore politike për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por zbatimi i tij mund të kërkojë të paktën një vit, sipas ekspertëve të mbrojtjes, raportoi “Reuters”. Ndërkohë, mungesa e vazhdueshme e raketave interceptuese, do ta detyrojë Kievin të vendosë se cilat objektiva duhet të mbrojë më parë, ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike ukrainase. Trump e bëri premtimin gjatë takimit me Zelensky në samitin e NATO-s në Ankara, një sinjal i rëndësishëm mbështetjeje pas tensioneve të mëparshme mes tyre. Sistemi “Patriot” është arma e vetme në arsenalin ukrainas, që mund të ndalojë raketat balistike ruse. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se prodhimi nuk...