Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen e 5 mijë ushtarëve amerikanë
Vendimi i Pentagonit për tërheqjen e rreth 5 mijë ushtarëve amerikanë nga bazat në Gjermani ka shkaktuar reagime të ndryshme në skenën politike gjermane. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e cilësoi këtë zhvillim si “të pritshëm” dhe theksoi se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Thomas Röwekamp, tha se vendimi është “një thirrje për zgjim”, por kërkoi qetësi dhe shmangie të panikut. Ai kritikoi gjithashtu qasjen e SHBA-së, duke deklaruar se NATO nuk është një “pazar” dhe se partneriteti i sigurisë nuk mund të trajtohet si marrëveshje tregtare. Nga opozita, përfaqësuesja e të Gjelbërve për politikën e jashtme, Sarah Nanni, kërkoi një përgjigje të koordinuar evropiane dhe tha se SHBA gjithashtu varen nga...
Burimi:
vizionplus.tv