Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partisë së kryeministrit, rritet presioni mbi qeverinë Sanchez
Policia antikorrupsion në Spanjë ka kryer një bastisje në selinë qendrore të Partisë Socialiste Spanjolle në Madrid, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi financim të paligjshëm të partisë në pushtet. Sipas mediave spanjolle, agjentë të njësisë elitare të Gardës Civile, UCO (Unidad Central Operativa), u vendosën në seli për të sekuestruar prova që lidhen me një hetim në zhvillim të Prokurorisë Antikorrupsion. Operacioni u zhvillua në mëngjes dhe vjen vetëm një javë pas akuzave të ngritura nga Gjykata Kombëtare ndaj ish-kryeministrit José Luis Rodríguez Zapatero, një nga aleatët më të afërt të kryeministrit aktual Pedro Sánchez, për pastrim parash, ndikim të paligjshëm dhe vepra të tjera penale të lidhura me një paketë ndihme financiare për kompaninë ajrore Plus Ultra në vitin 2021. Hetimet...
Burimi:
top-channel.tv