Policia spanjolle bastis selinë e Pedro Sánchez, thellohet skandali i korrupsionit

Policia spanjolle bastis selinë e Pedro Sánchez, thellohet skandali i korrupsionit

Policia spanjolle ka zhvilluar kontrolle në selinë qendrore të Partisë Socialiste në Madrid, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje financiare dhe korrupsion, raportojnë mediat ndërkombëtare. Sipas Gardës Civile spanjolle, aksioni u krye me urdhër të gjykatës, me qëllim sigurimin e materialeve që lidhen me një hetim të Gjykatës Kombëtare ndaj një ish-anëtari të partisë, i cili dyshohet për përfshirje në afera korruptive të lidhura me një kompani shtetërore. Kontrollet përbëjnë një tjetër goditje për Partinë Socialiste të kryeministrit Pedro Sánchez, e cila prej muajsh ndodhet në qendër të një serie skandalesh korrupsioni. Vetëm javën e kaluar, një tjetër gjykatë njoftoi se po heton ish-kryeministrin José Luis Rodríguez Zapatero për trafik influence dhe vepra të tjera të mundshme penale që lidhen me shpëtimin financiar...